Nuk u lejua të festojë titullin kampion me skuadrën, reagon Kahn: E pabesueshme!

Nuk u lejua të festojë titullin kampion me skuadrën, reagon Kahn: E pabesueshme!

09:32, 28/05/2023

Menjëherë pas fitimit të titullit të Bundesligës, Bayern Munich vendosi të shkarkojë nga detyra e drejtorit ekzekutiv Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic që mbante rolin e drejtori sportiv. Kjo nuk është e gjitha pasi Kahn nuk është lejuar nga ana e klubit të festojë titullin me skuadrën.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga ish-portieri i cili ka regauar menjëherë pas kësaj ngjarje. Npërmjet një postimi në Tëitter Kahn shkruan se e gjithha kjo është e pabesueshme.

“E pabesueshme. Urime dhe urime djemve, ju kam thënë gjithmonë të jepni gjithçka dhe të mos hiqni dorë kurrë. Ata janë krenarë për ju dhe për këtë rezultat. Doja të festoja me ata, por nuk mundem, sepse më kishin ndaluar. Mezi pres sezonin e ardhshëm, le të festojmë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco