Sonte Man City-Real Madrid, përballje titanësh në ‘Etihad Stadium’

Sonte Man City-Real Madrid, përballje titanësh në ‘Etihad Stadium’

09:05, 17/05/2023

Liga më e fortë në tokën evropiane, Liga e Kampionëve sonte vazhdon me ndeshjen kthyese të gjysmëfinales ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridi.

‘Etihad Stadium’ sonte sjellë përballjen titanësh pasi që do ballafaqohen aktualisht dy skuadrat më të forta evropiane që synojnë të prekin finalen e garës më të madhe në Kontinentin e Vjetër.

Dueli i parë mes Realit dhe City ishte mbyllur baras 1-1, andaj sonte pritet një sfidë e zjarrtë e cila do të përcaktojë finalistin e dytë të këtij edicioni të garave në ‘Champions’.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola dhe homologu i tij tek Reali, Carlo Ancelottit, si asnjëherë më parë kërkojnë nga të besuarit e tyre që të japin më të mirën në ‘tapetin’ e nxehtë të ‘Etihad Stadium’.

Skuadra fituese e ndeshjes City-Real, në finale do të takohet me Interin, e cila mbrëmë eliminoi Milanin.

Kryesfida mes Man Cityt dhe Real Madridi fillon në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco