Janë luajtur katër takimet e orës 16:00 të Premier League për javën e 32-të të këtij kompeticioni. Liverpool është rikthyer te fitorja duke mposhtur në “Anfield” miqtë e Nottingham me rezultatin e ngushtë 3-2.
Protagonist për “the reds” në këtë takim ishte sulmuesi Diogo Jota i cili realizoi dy herë në pjesën e dytë dhe për golin vendimtar mendoi Salah. Kjo fitore e dërgon Liverpoolin në vendin e 7-të me 50 pikë të grumbulluara.
Leicester ka arritur të triumfojë me përmbysje ndaj Wolves me rezultatin 2-1. Fillimisht ishin “ujqërit” ata që kaluan në avantazh, por “dhelprat” u treguan dinakë duke përmbysur me nga një gol për çdo pjesë.
Në barazim janë mbyllur dy takimet e tjera të kësaj dite. Brentford mori një barazim në shtëpi me shifrat 1-1, ndërsa sfida Crystal Palace-Everton u mbyll në barazim pa gola.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: