Europa League/ Sevilla eliminon Man United dhe kalon në gjymsmëfinale, triumfojnë edhe Juventus me Bayer Leverkusen

Europa League/ Sevilla eliminon Man United dhe kalon në gjymsmëfinale, triumfojnë edhe Juventus me Bayer Leverkusen

23:02, 20/04/2023

Juventus, Sevilla dhe Bayer Leverkusen janë tri skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinalet e Europa League. Ndërkohë, Roma-Feyenoord(2-1) ka shkuar në shtesë.

Bardhezinjtë e mbyllën në barazim 1-1 transfertën ndaj Sportingut të Lisbonës, por u kualifikuan falë triumfit 1-0 në Torino.

Adrien Rabiot kaloi italianët në avantazh, por vendasit barazuan falë një penalltie të saktë të Marcus Edwards.

Festoi edhe Sevilla. Skuadra andaluziane fitoi 2-0 ndaj Manchester United dhe siguroi kualifikimin falë rezultatit të përgjithshëm 4-2. En Nesyri (2x) dhe Loic Bade ishin autorët e golave për ekspertët e këtij turneu.

Në gjysmëfinale edhe Bayer Leverkusen. “Aspirinat” fituan 1-4 në Belgjikë përballë Union Saint-Gilloise. Sfida e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Sevilla do të sfidojë Juventusin në gjysmëfinale, ndërkohë që Bayer Leverkusen pret fituesin e çiftit Roma-Feyenoord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco