Renditja e re, Drita klubi më i mirë kosovar sipas UEFA

Renditja e re, Drita klubi më i mirë kosovar sipas UEFA

15:33, 20/04/2023 Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka përditësuar listën e klubeve dhe ligave evropiane për edicionin e ri garues.
 
Superliga e Kosovës ka mbetur në pozitën e njëjtë sikurse në rangimin e fundit, në vendin e 33-të, nga 55 liga sa janë gjithsej.
 
Superliga e Kosovës rangohet shumë më mirë se ajo e Shqipërisë. Superiorja renditet në pozitën e 49-të në ranglistën e fundit.
 
Sa i përket klubeve, Drita cilësohet si klubi më i mirë nga Superliga e Kosovës. “Intelektualët” pozicionohen në pozitën e 199-të, kurse pas tyre rreshtohet Prishtina.
 
Bardhekaltrit ndodhen në pozitën e 312-të, ndërkaq Ballkani është skuadra e tretë më e mirë nga Superliga e Kosovës.
 
Kampioni aktual i Kosovës zë vendin e 334-të, kurse Llapi ndodhet në pozitën e 370, një vend më lart se Gjilani.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco