Haaland fundos Bayern Munich, derbi i Milanos kthehet në gjysmëfinalen e Champions League pas 20 vitesh

Haaland fundos Bayern Munich, derbi i Milanos kthehet në gjysmëfinalen e Champions League pas 20 vitesh

22:57, 19/04/2023

 

Manchester City siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League teksa barazoi 1-1 në Gjermani ndaj Bayern Munich. Pas triumfit 3-0 në Angli, bavarezët u eliminuan ndërsa sa i përket ndeshjes në Allianz Stadium protagonist ishte Erling Haaland.

Ky i fundit humbi penallti në pjesën e parë, mirëpo në fraksionin e dytë, norvegjezi korigjoi shënjestrën dhe kaloi në avantazh The Citizens. Në fund, Kimich barazoi shifrat, një gol që rezultoi sa për statistikë. Në gjysmëfinale, City do të përballet me Real Madrid.

Ndwrkohw, Interi ka barazuar 3-3 me Benfican në “San Siro” dhe kaluan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3, pas fitores 2-0 në Portugali.

Barella, Lautaro Martinez dhe Correa ishin autorët e golave për ziklatërit, ndërkohë që për portugezët shënuan Aursnes, Antonio Silva dhe Musa.

Tashmë, klubet milaneze do të përballen me njëra-tjetrën për një vend në finalen e madhe, ashtu siç bënë edhe në vitin 2003. Në atë rast, ata që triumfuan ishin kuqezinjtë.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër e Champions League do të jetë Real Madrid-Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco