E dashura e Nagelsmann zbulon të ardhmen e ish-trajnerit të Bayern-it

E dashura e Nagelsmann zbulon të ardhmen e ish-trajnerit të Bayern-it

19:04, 19/04/2023

 

Gjuetia e Chelsea-t për një trajner të ri ka marrë një kthesë të re pasi partnerja e të preferuarit Julian Nagelsmann ka lënë pezull punën e saj të re. E dashura e Nagelsmann, Lena Wurzenberger do të fillonte një pozicion të ri duke punuar për gjigantët gjermanë të makinave BMW në Mynih më 1 prill.

Por mesa duket  ish-reporterja e gazetës e ka lënë pezull ndryshimin e karrierës, ndërsa spekulimet shtohen se i dashuri i saj tani është kryesuesi për të marrë drejtimin e Chelsea-t këtë verë.

Nagelsmann ka zhvilluar tashmë bisedime me drejtuesit e Stamford Bridge brenda javës së kaluar dhe më shumë takim janë planifikuar në ditët e ardhshme.

Ish-trajneri i Tottenham-it, Mauricio Pochettino është gjithashtu në mesin e kandidatëve së bashku me ish-trajnerin e Spanjës, Luis Enrique. Nagelsmann, 35 vjeç, u shkarkua nga Bayern Munich në mars dhe u zëvendësua nga ish-trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel.

Wurzengerger mori punën me BMW ndërsa Julian ishte ende trajner me bavarezët, por ai u pushua pak kohë më vonë. Chelsea aktualisht ka Frank Lampard që punon si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit me klubin që është në kaos.

Ata u eliminuan nga Champions League të martën nga Real Madrid. Gjithashtu, ata janë në vendin e 11-të në Premier League, duke u përballur me një qëndrim jashtë kompeticioneve europiane sezonin e ardhshëm.

Lampard është trajneri i katërt i ekipit në këtë sezon nën pronarët e rinj amerikanë të udhëhequr nga kryetari Todd Boehly. Ky i fundit është kritikuar për shpenzimet masive në mrekato prej 600 milionë sterlinash, që nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar performancën e ekipit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco