'Intervista ekskluzive' me Schumacher, ekspertët e komunikimit kritikojnë ashpër revistën gjermane

'Intervista ekskluzive' me Schumacher, ekspertët e komunikimit kritikojnë ashpër revistën gjermane

18:30, 19/04/2023

Më shumë se nëntë vjet më parë, Michael Schumacher pati një aksident të rëndë me ski në Alpet Franceze. Që nga kjo ngjarje tragjike, ish-piloti i Formula 1 ka qenë larg syrit të publikut, gjë që gazetarët e gazetës gjermane “Die Aktuelle” e shfrytëzuan si rast për të realizuar një intervistë skandaloze “ekskluzive” me shtatë herë kampionin e botës.

Edhe pse askush nuk e di gjendjen reale të Schumacher-it, pasi familja e tij i mbron privatësinë, ajo që  tërhoqi vëmendjen ishte  titulli me shkronja të zeza në kopertinën e revistës “Die Aktuell”:

"Michael Schumacher: Intervista e Parë".

Pra pas gjithë kësaj interviste, qëndron një bisedë e rreme, në të cilën redaktorët e revistës “Die Aktuell” formulonin përgjigjet e pyetjeve të intervistës me inteligjencë artificiale.

Si një tregues i vogël se intervista është e rreme, nën titullin e theksuar me shkronja të vogla gjendet shtesa “Tingëllon mashtruese e vërtetë”.

Gjatë intervistës së rreme, Schumacher më në fund jep përgjigje nëse do të kthehet në publik në të ardhmen dhe si është gjendja e tij shëndetësore.

Inteligjenca artificiale u përgjigj se Schumi "mund të qëndrojë me ndihmën e njerëzve më të afërt dhe se pa mbështetjen e familjes së tij, ai nuk do të kishte mbijetuar kaq shumë vite të vështira".

“Kjo është me të vërtetë e papranueshme”, shkruan lexuesit e revoltuar në rrjetet sociale dhe nuk kanë munguar as kolegët e shumtë të gazetarëve, të cilët kritikuan ashpër lëvizjen skandaloze të revistës gjermane.

"Bota do të ishte një vend më i mirë pa 'Die Aktuell'," shkroi në Twitter eksperti gjerman i medias Boris Rosenkranz, themeluesi i Übermedien.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco