Blerdon Sopaj shpallet kampion evropian dhe merr titullin që pak persona e kanë në Kosovë

Blerdon Sopaj shpallet kampion evropian dhe merr titullin që pak persona e kanë në Kosovë

16:16, 19/04/2023

Sukseset e tij në fushën e bodybuildingut s’po kanë të ndalur.

Fjala është për tashmë kampionin e Evropës, Blerdon Sopaj, i cili ndër tjera ka fituar titullin PRO CARD dhe vendin e parë në ‘overall’, shkruan Syri Kosova.

Ndër tjera, me këto tituj, Sopaj bëhet ndër shqiptarët e pakët që kanë arritur të fitojnë të tilla gara, si kjo e fundit, ku pjesëmarrës kishte edhe nga shtetet tjera, mirëpo, Blerdoni ia doli të triumfojë.

Nga ana tjetër, kampioni i cili është edhe trajner personal dhe punon me klientë, ka kohë që merret me këtë sport dhe trupi i tij është i ushtruar edhe deri në muskujt më të imët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco