Avokatja e Achraf Hakimit thyen heshtjen dhe jep versionin e saj për përdhunimin e pretenduar

Avokatja e Achraf Hakimit thyen heshtjen dhe jep versionin e saj për përdhunimin e pretenduar

15:42, 03/03/2023

Avokatja e Achraf Hakimit, Fanny Colin, denoncoi si një tentativë zhvatjeje ndaj lojtarit të PSG-së, i paditur sot për një përdhunim të dyshuar se e ka kryer javën e kaluar.

“Gjatë seancës të zhvilluar me kërkesën e tij të shprehur, Hakimi i ka mohuar me vendosmëri akuzat kundër tij. Ju kujtoj se aktakuza që pasoi këtë seancë është një hap i domosdoshëm për këdo që është objekt i akuzës për përdhunim dhe në fund i ofron Hakimit mundësinë të mbrohet duke i garantuar atij një numër të madh të drejtash, në radhë të parë është të njiheni me dosjen.

Pas disa orësh të seancës, kuptuam se kallëzuesi nuk pranoi të bënte denoncim, t’i nënshtrohej analizave mjekësore dhe psikologjike dhe të përballej me Achraf Hakimin, megjithëse akuza bazohet vetëm në fjalët e saj. Për mendimin tim, nga dokumnetet që disponon policia gjyqësore rezulton se zoti Hakimi në këtë rast ka qenë objekt i tentativës për zhvatje”, ka përfunduar avokatja e tij duke folur për “RMC Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco