Strakosha zbulon se përse zgjodhi Lazion dhe jo Romën

Strakosha zbulon se përse zgjodhi Lazion dhe jo Romën

18:52, 22/02/2023

Aventura e re e Thomas Strakoshës në Premier League me Brentford nuk po shkon siç do të kishte dashur numri 1.  Asnjë ndeshje në Premier dhe vetëm dy në Carabao Cup dhe FA Cup vetëm pak muaj pas largimit nga Lazio. U largua nga Serie A pas shumë viteve në Itali ku u rrit që nga ekipet zinxhir dhe portieri i Kombëtares Shqiptare e kujton me nostalgji atë periudhë.

“Përveç Lazios, kisha mundësinë të shkoja edhe te Roma por më pas u takuam me trajnerin e portierëve Adalberto Grigioni dhe vendosa të transferohesha te Lazio edhe pse ekonomikisht oferta e Romës ishte më e mirë.

Grigioni më shoqëroi në çdo hap dhe më bëri të besoj se mund të arrija çdo objektiv. Nuk vendosa bazuar te paratë por tek ëndrrat e mija. Nuk e harroj kurrë debutimin kundër Milanit. Nuk, kisha kohë të isha i shqetësuar sepse e mësova pak para hyrjes në fushë.

Ishte Inzaghi që më vlerësonte shumë dhe më transferoi deri në ekipin e parë. Ishte ëndrra ime të luaja në Premier prandaj refuzova shumë oferta të tjera. Mes kampionatit anglez dhe atij italian ka shumë diferenca”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco