Tension para përballjes në Champions, arrestohen 9 persona në Frankfurt

Tension para përballjes në Champions, arrestohen 9 persona në Frankfurt

18:39, 22/02/2023

Tifozët e Frankfurtit dhe ata të Napolit nuk i kanë zhgënjyer pritshmëritë para takimit të luajtur mbrëmë në Gjermani.

Siç pritej, nuk kanë munguar sherret në zona të ndryshme të Frankfurtit, teksa policia gjermane ka raportuar se ka pasur arrestime nga radhët e tifozëve të Eintrachtit. Ultrasit e dy skuadrave gëzojnë një rivalitet të ashpër mes tyre që është manifestuar në raste të ndryshme.

Policia e Frankfurtit ka dalë të martën me një komunikatë për mediat, ku ka saktësuar se ka arrestuar 9 tifozë gjermanë, të cilët raportohet se kanë sulmuar me armë të ndryshme napolitanët e pranishëm në qytet. Policia gjermane ka saktësuar gjithashtu se të arrestuarit ishin të skeduar si “persona të dhunshëm dhe të njohur” për forcat e rendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco