PSG mendon për trajnerin e ri, në skenë del emri i legjendës së Liverpoolit

PSG mendon për trajnerin e ri, në skenë del emri i legjendës së Liverpoolit

17:27, 22/02/2023

 

Galtier nuk ka bindur aspak drejtuesit e PSG me menaxhimin që po i bën skuadrës. Rezultatet zhgënjyese kohët e fundit kanë bërë që pozitat e trajnerit francez të lëkunden ndjeshëm.

Për këtë arsye, objektivi i parisienëve është që të gjejnë një trajner të ri që do të rikthejnë edhe njëherë formën e mirë në skuadër. Emrat kanë qenë të shumtë ku kanë spikatur Zinedine Zidane e Jose Mourinho, por nuk përjashtohen edhe profile më të ulta si Thiago Motta i cili më parë ka drejtuar skuadrat e moshave te PSG.

Kohët e fundit ndërkohë ka dalë në skenë një tjetër emër që mund të marrë drejtimin e gjigantëve francez. Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për legjendën e Liverpool, Steven Gerrard. Ky i fundit tashmë është pa skuadër pas shkarkimit nga Aston Villas dhe sipas drejtuesve të PSG Gerrard mund të jetë profili i duhur për të ndihmuar skuadrën në këtë moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco