Premier League/ Rashford e Garnacho ndëshkojnë Leedsin, Manchester United kthehet te fitorja

Premier League/ Rashford e Garnacho ndëshkojnë Leedsin, Manchester United kthehet te fitorja

17:23, 12/02/2023

Manchester United mori një fitore të vyer (2-0) në fushën e Leeds United dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 46 pikë, pesë më pak se Arsenali kryesues, por me dy ndeshje më shumë për të zhvilluar nga “Topçinjtë”.

Vetëm pak ditë më parë, “Djajtë e Kuq” barazuan 2-2 në “Old Trafford” me të njëjtin kundërshtar në ndeshjen e prapambetur të fazës së parë.

Në “Elland Road” u zhvillua në ndeshje përgjithësisht e ekuilibruar, por gjithçka ndryshoi në 10 minutat e fundit.

Në të 80-tën, pak çaste pasi Gnoto i Leedsit u ndal në momentin e fundit nga De Gea, Rashford ndëshkoi me kokë portierin Meslier, duke zhbllokuar takimin.

Vetëm pesë minuta më vonë, i riu Garnacho, i hedhur në fushë në të 61-tën në vend të Sanchos, u dha goditjen përfundimtare Leedsit, që nuk pati më shumë forcë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Më këtë disfatë, Leedsi mbetet në vendin e 17-të, në garën për mbijetesë, me vetëm një pikë më shumë se Evertoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco