VIDEO/ Myrto Uzuni i jashtëzakonshëm, realizon sërish për Granadën

VIDEO/ Myrto Uzuni i jashtëzakonshëm, realizon sërish për Granadën

21:19, 10/02/2023

Myrto Uzuni është goleadori i Granadës dhe La Liga 2 në Spanjë. Bomberi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat duke udhëhequr listën e golashënuesve me 16 realizime.

Uzuni zhbllokoi sfidën ndaj Tenerifes, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6-të. Talenti nga Berati është padyshim lideri i Granadës në këtë sezon, teksa me golat e tij po e ndihmon skuadrën bardhëkuqe që të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi që 27-vjeçari shënon në kampionat me Granadën. Kujtojmë që Uzuni mungoi në 2 ndeshje ndaj Levantes dhe Ibizës për shkak të dëmtimit të pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco