Cancelo nënshkroi për Bayernin, Salihamidzic zbuloi se çfarë po planifikon klubi gjerman me portugezin

Cancelo nënshkroi për Bayernin, Salihamidzic zbuloi se çfarë po planifikon klubi gjerman me portugezin

13:54, 31/01/2023

Futbollisti portugez Joao Cancelo ka kompletuar huazimin e tij nga Manchester City te Bayern dhe në atë kontratë ka një opsion blerjeje prej 70 milionë euro.

Portugezi dukej se do të kishte një të ardhme të ndritur në Etihad pasi fitoi dy tituj të Premier League teksa  u zgjodh dy herë në ekipin e vitit në Premier League. Pep Guardiola shfrytëzoi maksimalisht instinktet sulmuese të mbrojtësit 28-vjeçar. Megjithatë, Cancelo u lejua të largohej pasi dyshohet se kishte një konflikt të hapur me trajnerin katalanas.

Cancelo tha për faqen zyrtare të Bayernit se ishte i emocionuar pas përfundimit të transferimit në ditën e fundit të merkatos.

“Bayerni është një klub i madh, një nga më të mirët në botë dhe është një motiv i madh për mua që të luaj me këta lojtarë të jashtëzakonshëm në skuadër. E di që ky klub, ky ekip jeton për tituj dhe fiton tituj çdo vit. Unë jam gjithashtu i shtyrë nga uria për sukses. Do të bëj më të mirën për Bayernin", tha Cancelo.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic është shumë i lumtur që Cancelo do të luajë për klubin gjerman.

"Tani e kemi marrë në huazim dhe kemi mundësinë ta sjellim përgjithmonë gjatë verës. Joao është një lojtar për të cilin kemi menduar prej disa kohësh sepse i vlerësojmë shumë cilësitë e tij. Ai përshtatet në mënyrë optimale në sistemin tonë. Stili i lojës dhe dinamizmi, mentaliteti dhe përvoja e tij përshtaten shumë mirë me skuadrën tonë. Jam i bindur se Joao do të ndihmojë në javët dhe muajt e ardhshëm në të cilët duam të fitojmë tituj", tha Salihamidzic.

Kujtojmë se Cancelo iu bashkua Cityt nga Juventusi në vitin 2019 dhe bëri 154 paraqitje duke shënuar 10 gola. Ai gjithashtu ka zhvilluar 41 paraqitje për kombëtaren portugeze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco