Shënoi Ronaldo apo Bruno Fernandes? Teknologjia u jep fund dyshimeve

Shënoi Ronaldo apo Bruno Fernandes? Teknologjia u jep fund dyshimeve

14:41, 29/11/2022

Portugalia siguroi një biletë për në fazën e 1/8-tave të “Katar 2022” teksa mposhti në ndeshjen e dytë të Grupit H, Uruguain me rezultatin e pastër 2-0.

Të dy golat e sfidës u shënuan në fraksionin e dytë të lojës nga Bruno Fernandes.

Por, në lidhje me realizimin e golit të parë nga ana e mesfushorit të Manchester United pati dyshime të mëdha nëse topi u prek apo jo nga Cristiano Ronaldo.

Në fakt, nuk ishte shumë e qartë në momentin e parë dhe as përsëritjet në disa kënde nuk ndihmuan shumë, me CR7 që pretendon se e preku ai topin me kokë.

Është teknologjia ajo që konfirmon se goli ishte një vepër tërësisht e Bruno Fernandes.

Marka e famshme Adidas, që ka modeluar edhe topin e Botërorit, nëpërmjet një sensori të vendosur në brendësi të sferës, konfirmoi se nuk pati kontakt mes topit dhe Ronaldos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco