'Në stadiumin e ri ta nisim me këmbën e mbarë', Kolela: Është normale që çdo skuadër të...

'Në stadiumin e ri ta nisim me këmbën e mbarë', Kolela: Është normale që çdo skuadër të...

11:59, 13/11/2022

Partizani do të luajë në stadiumin e ri përballë Bylisit, në sfidën mbyllëse të javës së 12-ë të Superiores. Për këtë sfidë trajneri i “Demave”, Xhovani Kolela, u shpreh se skuadra duhet të bëj çmos për ta inauguruar stadiumin e ri me një fitore.

Trajneri i parë në historinë e Partizanit që luan në një stadium në pronësi të Partizanit. Sa krenar jeni për këtë?

Sigurisht që është një krenari për sa i përket anës time personale, duke qenë se jam trajneri i parë që do të drejtoj skuadrën dhe do të zbresë në fushë në stadiumin e klubit, që është një investim shumë madhor dhe që do t’i shërbejë j⁵o vetëm skuadrës, por në tërësi edhe skuadrave të akademisë. Thashë edhe më parë që jam shumë krenar. Ta them dhe në gjuhën popullore, ta nisim me këmbën e mbarë me një fitore. Ta inaugurojmë me një rezultat pozitiv.

Ndeshjen e parë e me Bylisin dominuat…

Bylisi më ka pëlqyer shumë në ndeshjen e parë se ishte një skuadër me shumë cilësi dhe shumë mirë e organizuar. Sigurisht që edhe në ndeshjet e fundit që unë kam parë të Bylisit, konfirmon që është një skuadër shumë e kompletuar dhe shumë agresive. Është edhe normale që çdo skuadër kundër nesh të japë jo 100%, por 200% të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco