Ballkani – Slavia Praga, kompanitë e basteve e zgjedhin favoritin absolut

Ballkani – Slavia Praga, kompanitë e basteve e zgjedhin favoritin absolut

15:41, 27/10/2022

Ballkani do të përballet sonte me Slavia Pragën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Therandasit do të luajnë në shtëpi përpara tifozëve të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Por, kompanitë e basteve e shohin skuadrën kundërshtare si favorite për të fituar sonte.

Kompania e njohur e basteve, “bet365” e favorizon absolutisht skuadrën çeke.

Fitorja eventuale e Slavias kuotohet me 1.57, barazimi 4, e fitorja e Ballkanit e ka kuotën më të madhe, 6.

Pra, kompanitë e basteve e shohin shumë më pak të mundshme fitoren e ekipit Portokalli sonte.

Lojën e parë e kishte fituar Slavia me rezultat 3:2 edhe për kampioni kosovar kishte avancuar dy herë.

Ndeshja e sontme në mes të këtyre dy skuadrave do të fillojë në orën 21:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco