UEFA përgatit gjoba për dhjetë klube, më e madhja kërcënon Barçën

UEFA përgatit gjoba për dhjetë klube, më e madhja kërcënon Barçën

19:45, 23/08/2022

UEFA po përgatit gjoba për dhjetë klube që shkelën rregullat e “fair play”-it financiar gjatë sezonit të kaluar, raporton britanikja “The Times”.

 

UEFA po heton gjithsej 20 klube dhe të paktën gjysma me siguri do të gjobiten.

 

Një sërë klubesh “big” janë në survejimin e UEFA-s, ndër të cilët veçohen Barcelona, Paris Saint-Germain, Marseille, Inter, Juventus dhe Roma.

 

 

PSG dhe Marseille janë thuajse të sigurta se do të marrin gjoba, ndërsa kufizimet e transferimeve janë më të mundshme për Interin dhe Romën.

 

Në skenarin më të keq, Barcelona mund të kërcënohet me përjashtim nga kompeticionet evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco