Konfirmohet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, ja kur do të zhvillohet

Konfirmohet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, ja kur do të zhvillohet

17:11, 22/08/2022

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një tjetër ndeshje me Italinë, por kësaj radhe në Tiranë.

Shqipëria dhe Italia janë dy ekipe kombëtare që nuk do të luajnë në Kampionatin Botëror dhe kanë vendosur për të zhvilluar një miqësore së bashku.

Ka qenë presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, që ka konfirmuar se dy kombëtaret do të luajnë një miqësore në Tiranë.

Gravina ka zbuluar se gjatë kohës kur ekipet do të përgatiten për Botëror, do të grumbullohet Kombëtarja nga trajneri Mancini dhe njëra ndeshje do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

“Në funksion të Kupës së Botës, Kombëtarja ka vetëm një projekt, atë të rishikimit të njëri-tjetrit dhe për këtë falënderoj Lega A që ka vënë në dispozicion lojtarët për ato dhjetë ditë para inaugurimit të Botërorit”.

“Mancini do të ketë në dispozicion kombëtaren dhe shumë lojtarë të rinj, me mundësi takimi me njëri-tjetrin. Dhe në këtë periudhë ka dy ndeshje miqësore”, tha Gravina, transmeton Syri.net Kosova

“Duhet të zhvillohet një ndeshje miqësore në Tiranë kundër Shqipërisë, atëherë mund të ketë një mini-tërheqje në Arabi ku do të luhet një tjetër miqësore dhe vazhdimi i përgatitjeve në Itali”, tha Gravina për Radio Rai.

Megjithatë, gjatë javëve të ardhshme pritet që dy federatat të zyrtarizojnë edhe datën dhe orën e ndeshjes.

Shqipëria dhe Italia kanë zhvilluar tri ndeshje mes vete, kur në 2014 u përballen në Genoa në një ndeshje miqësore që i takoi italianëve 1-0.

Ndërkohë në kualifikimet për Kupën e Botës dy Kombëtaret fqinje u takuan dy herë, me Italinë që fitoi 2-0 dhe 0-1. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco