Juventusi e nisi mbarë sezonin e ri, Di Maria dhuron 'show'

Juventusi e nisi mbarë sezonin e ri, Di Maria dhuron 'show'

09:23, 16/08/2022

Juventus mundi me rezultatin e thellë 3-0 skuadrën e Sassuolos në “Allianz Stadium” në javën e parë të Serisë A, duke paralajmëruar kështu gjëra të mëdha në sezonin e ri të kampionatit italian.

Padyshim  njeriu i ndeshjes ishte Angel Di Maria, i cili debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën bardhezi.

Argjentinasi realizoi që në minutën e 26-të me një gjysmë roveshatë, pas krosimit të Alex Sandros. E ligjshme festa e 35-vjeçarit, që tregoi edhe një herë se mosha për të është ende thjesht statistikë.

Juventusi kaloi në epërsi të dyfishtë në fundin e pjesës së parë pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi nga Vlahovic.

Sulmuesi serb gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Juventusin në minutën e 51-të, i shërbyer në këtë rast pikërisht nga Di Maria.

Në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim tjetër rezultati, ndërsa Di Maria u zëvendësua në minutën e 66-të nga Miretti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco