Chelsea ofron 75 milionë euro për mbrojtësin 21 vjeçar, Leicester e refuzon

Chelsea ofron 75 milionë euro për mbrojtësin 21 vjeçar, Leicester e refuzon

11:06, 04/08/2022

Chelsea ka bërë ofertën e parë për Wesley Fofana.

Sipas “L'Equipe”, klubi anglez ka vendosur 75 milionë euro në “pjatën” e “Dhelprave” për të transferuar mbrojtësin francez në Londër, një ofertë që megjithatë iu kthye menjëherë mbrapsht dërguesit nga drejtuesit e Leicester.

Kërkesa e klubit anglez është edhe më e madhe dhe për të lënë të lirë mbrojtësin 21 vjeçar do të duhen jo më pak se 80-85 milionë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco