16 klube aludojnë në parregullsi brenda Federatës së Notit

16 klube aludojnë në parregullsi brenda Federatës së Notit

16:21, 21/07/2022

​16 klube kërkojnë zgjidhje urgjente Brenda Federatës së Notit të Kosovë, ku po aludohet se ka parregullsi të mëdha në aspektin e përfshirjes së sportistëve dhe klubeve më të mira të vendit për të marrë pjesë në garat evropiane.

Këtë shqetësim e kanë ngritur në një konferencë për media 16 klube të notit në Kosovë të cilët kanë kërkuar kjo çështje të zgjidhet me urgjencë. Bashkim Haxhimusa, përfaqësues i 16 klubeve të notit tha se veprimet e Federatës së Notit çuan në suspendimin e kësaj nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe se pasojat e kësaj sjellje po i bartin notarët e vendit tonë.

Ai shtoi se sportistët më të mirë si Eda Zeqiri dhe Mal Gashi janë përjashtuar nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare për shkak se janë përjashtuar nga federata dhe se atje janë dërguar atletë të tjerë jo meritorë.

“Kur dihet që Federata e Notit është e suspenduar dhe ju ka marr licensa, ndërsa ajo zhvillon aktivitete sportive sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pasoja më së shumti po i bartin sportistët kulmorë, familjarët, klubet, trajnerët dhe të tjerët. Kështu që me një përgjegjësi shumë të madhe e them se 78 përqind e garuesve të notit kualitativ gjenden në 16 klubet që unë i përfaqësoj ndërsa 25 përqind janë ku i përfaqëson bordi i federatës.

Pasojat po i vuajnë sportistët kulmorë, po iu mohohet e drejta që të jenë pjesë e garave ndërkombëtare, krahas të arriturave të veta të cilët kanë rezultate kulmorë”, tha Haxhimusa, për Kosova Press.

Pos Muses, në këtë mbledhi folën edhe Mal Gashi dhe Eda Zeqiri.

“Jam notuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë dhe në Shqipëri. Pavarësisht që jam notuesi më i mirë, unë akoma nuk jam duke shkuar në gara ndërkombëtare. Unë nuk e di përgjigjen pse por kisha dashur ta kuptojë.”, tha Gashi. Të njëjtën kërkesë e pati edhe notarja Eda Zeqiri e cila tha kjo po e dëmton karrierën e saj, por shtoi se pavarësisht këtyre pengesave do të vazhdojë ta bëjë maksimumin për të qenë gati kur kjo çështje të gjejë zgjidhje”, tha Gashi

“Jam Eda Zeqiri, momentalisht sportistja më e mirë në Kosovë, por fatkeqësisht jo ndër ato sportiste që po e përfaqësojnë Kosovën në garat e nivelit ndërkombëtar dhe botëror. Unë si sportiste e kam për detyrë vetëm të usahtrojë dhe të jap performancën sa më të mirë të mundshme, por fatkeqësisht po me duhet të përballem me sfida që po i paraqet në këtë rast federata me diskriminime dhe mashtrim publike vazhdimisht. Unë si sportiste do të vazhdojë të performojë në detyrën time me shpresën që i vie fundi kësaj pune.”, tha Zeqiri.

Në këtë konferencë, përfaqësuesit e këtyre klubeve kërkojnë që të krijohet një komision nga KOK u dhe Ministria e Sportit i cili do ta vlerësojë gjendjen dhe më pas të shpall kuvendin zgjedhor brenda kësaj federate. Ndryshe, në fillim të muajit maj Federata e Notit u përjashtua nga Komitetit Olimpik pikërisht për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve dhe parregullsive brenda kësaj federate. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco