Haller diagnostikohet me tumor në testikuj, largohet nga kampi stërvitor i Borussia Dortmundit

Haller diagnostikohet me tumor në testikuj, largohet nga kampi stërvitor i Borussia Dortmundit

23:57, 18/07/2022

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, u desh të largohej herët nga kampi stërvitor në Bad Ragaz të Zvicrës për shkak të sëmundjes dhe tashmë është kthyer në Dortmund.

Klubi gjerman ka njoftuar se 28-vjeçari u ankua se nuk ishte mirë pas stërvitjes të së hënës në mëngjes.

Gjatë ekzaminimeve intensive mjekësore, u zbulua një tumor në testikuj. Gjatë ditëve në vijim do të kryhen ekzaminime të mëtejshme në një qendër të specializuar mjekësore.

“Ky lajm sot erdhi si një tronditje për Sebastien Haller dhe për të gjithë ne. E gjithë familja BVB i uron Sebastienit një shërim të plotë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që ne të mund ta përqafojmë përsëri së shpejti. Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që ai të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm”, tha drejtori sportiv, Sebastian Kehl.

Borussia Dortmund ka kërkuar që të respektohet privatësia e lojtarit dhe familjes së tij dhe të mos bëhen pyetje. “Verdhezinjtë” shtuan se sapo të kanë informacione të mëtejshme, do të informojmë në konsultim me lojtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco