Lamtumira e dhimbshme/ Largohet pas 35 vitesh presidenti i Lyonit

Lamtumira e dhimbshme/ Largohet pas 35 vitesh presidenti i Lyonit

18:45, 21/06/2022

Ndryshim historik për të tashmen dhe veçanërisht për të ardhmen e Lyonit.

Jean-Michel Aulas në fakt e ka shitur klubin francez pas 35 vitesh si president.

Aulas, në fakt, e kishte marrë detyrën si drejtuesi kryesor i klubit të Lyonit duke filluar nga viti 1987.

Nën presidencën e tij, Lyoni përjetoi vitet më të ndritura dhe më të suksesshme.

Ka fituar shtatë tituj të Ligue 1, shtatë Superkupa, tri Kupa Kombëtare, një Kupë të Ligës dhe një Kupë Intertoto.

Në total, janë plot 18 trofe të vendosur palmaresin e Lyonit gjatë presidencës së Aulas.

Moment tjetër historik gjatë epokës “Aulas” është edhe lamtumira e “Stade de Gerland”, i zëvendësuar nga stadiumi i ri me emrin “Parc Olympique Lyonnais”, një perlë me pothuajse 60 000 vende.

Pronari i ri i klubit francez do të jetë John Textor, kreu i Eagle Football Holdings, i cili në botën e futbollit tashmë zotëron Botafogon, 40% të Crystal Palace dhe Molenbeek, formacion i divizionit të dytë belg.

Sipërmarrësi amerikan do të marrë fillimisht 66.56% të aksioneve të Lyonit me mundësinë e shtrirjes së aksioneve të tij ndër vite deri në 88.55%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco