Heroi i Botërorit 2014 rikthehet në Bundesligë, Mario Gotze firmos me klubin gjerman

Heroi i Botërorit 2014 rikthehet në Bundesligë, Mario Gotze firmos me klubin gjerman

18:02, 21/06/2022

Mesfushori gjerman që aktivizohej me Borusian e Dortmundit dhe me Bayernin e Mynihut, Mario Gotze, është rikthyer sërish në Gjermani pas një aventure 2-vjeçare me PSV Eindhovenin në Holandë.

Njeriu i finales së Kupës së Botës në 2014 ka firmosur me fituesin e Ligës së Europës, Eintrahtin e Frankfurtit, duke u transferuar për një shumë prej 4 milionë eurosh.

30-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën gjermane dhe është gati që të rikthehet për të luajtur në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco