Neymar në Itali? Drejtori i PSG-së ia ofron Juventusit

Neymar në Itali? Drejtori i PSG-së ia ofron Juventusit

17:20, 21/06/2022

Braziliani Neymar mund të largohet nga Paris Saint Germain.

Siç u bë e ditur për “Calciomercato”, sulmuesi ka opsionin për të vazhduar karrierën në kampionatin italian.

Drejtori i ri sportiv i parizienëve, Luis Campos, i ofroi shërbimet e një sulmuesi Juventusit.

Kampioni i Ligue 1 është gati të huazojë Neymar deri në fund të sezonit 2022-2023.

Në të njëjtën kohë, gjiganti parisien është gati të marrë përsipër pagesën e një pjese të pagës së 30-vjeçarit brazilian.

Sulmuesi është i lidhur kontraktualisht nga PSG-ja deri në verën e vitit 2025.

Si pjesë e skuadrës, ai kaloi 144 ndeshje, duke shënuar 100 gola dhe dhënë 60 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco