Real Madrid i bashkohet garës për transferimin e yllit të Manchester Cityt

Real Madrid i bashkohet garës për transferimin e yllit të Manchester Cityt

20:43, 31/05/2022

Real Madridi raportohet se është futur në garë për Raheem Sterling.

Futbollisti anglez ka vendosur të largohet nga Manchester City, teksa nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Kontrata e Sterlingut me kampionin anglez skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

 “Qytetarët” mund të lejojnë largimin e tij këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero në vitin tjetër,

“The Guardian” ka raportuar se tani për 27-vjeçarin ka shprehur interes edhe Real Madridi. Chelsea dhe Arsenali raportohet se janë dy klubet tjera të interesuara për shërbimet e ish-sulmuesit të Liverpoolit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco