FOTO+VIDEO/Lojtari më i mirë dhe goli më i bukur, Benzema i rrëmben të gjitha. Mësoni dhe formacionin e Champions-it

FOTO+VIDEO/Lojtari më i mirë dhe goli më i bukur, Benzema i rrëmben të gjitha. Mësoni dhe formacionin e Champions-it

18:13, 31/05/2022

Me mbylljen e Ligës së Kampionëve, UEFA ka shpallur dhe çmimet për lojtarin më tqë mirë, lojtarin e ri më të mirë, golin më të bukur dhe gjithashtu formacionin më të mirë të këtij sezoni.

Lojtari më i mirë i këtij sezoni është padyshim Karim Benzema, i cili ishte ai që drejtoi këtë Real të çmendur drejt titullit të 14-ë në Champions.

Image

Por kjo nuk është e gjitha. Francezi gjithashtu fitoi dhe çmimin e golit më të bukur, në realizimin e parë që i shënoi Çelsit në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”. 

Lojtari më i mirë i ri këtë vit u shpall ai që shënoi golin e vetëm në finalen e Parisit. Bëhet fjalë për Vinisius Zhunior, i cili gjithashtu ishte një lojtar kyç në skuadrën e Ançelotit.

Image

Për sa i përket formacionit më të mirë të këtij sezoni, Reali dhe Liverpuli dominojnë me nga katër lojtarë secili. Kurtua, Modriç, Vinisius dhe Benzema për Realin dhe Arnold, Van Dajk, Robertson dhe Fabinjo për Liverpulin. Më pas janë Çelsi me Rudigerin, Mançester Siti me De Brujnen dhe PSG me Mbapenë. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco