Shorti për Kampionatin Evropian, Kosova në grup me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë

Shorti për Kampionatin Evropian, Kosova në grup me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë

16:47, 31/05/2022

Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian U17 në futboll – në konkurrencën e femrave, për sezonin 2022/23.

Shorti e ka vendosur Kosovën në Grupin B2 të Ligës B.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia.

Ndeshjet e këtij grupi do të organizohen në Shqipëri, më 18, 21 dhe 24 tetor të këtij viti.

Gjashtë Kombëtaret fituese të grupeve dhe vendet e dyta me rezultatet më të mira ndaj ekipeve të para dhe të treta në grup do të promovohen në Ligën A.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco