Ansu Fati besnik ndaj Barcelonës: Synimet e mia janë të qarta, me këtë fanellë gjithë jetën

Ansu Fati besnik ndaj Barcelonës: Synimet e mia janë të qarta, me këtë fanellë gjithë jetën

16:57, 30/05/2022

Ansu Fati betohet se nuk do të veshë asnjë fanellë tjetër përveç asaj blaugrana.

Në një intervistë të dhënë për “Canal +”, sulmuesi spanjoll ka thënë:

Interesimi i PSG? Nuk më interesojnë ofertat që vijnë. Që nga momenti i parë i kam thënë agjentit dhe prindërve të mi që dua të qëndrojë në Barcelonë për gjithë jetën. Synimet e mia janë të qarta, shpresoj që të luaj këtu gjatë gjithë karrierës sime.

Dëmtimet janë gjëja më e keqe për një lojtar, por durimi është thelbësor. Gjithçka është eksperiencë. Ka edhe më keq: të kesh një të afërm sëmurë. Problemet e mia mund të zgjidhen.

Kur iku Messi klubi më njoftoi që do të merrja numrin 10-të. Kapitenët ishin dakord dhe për mua ishte një nder. Nëse je pjesë e Barçës, duhet të jesh gati për gjithçka”, është shprehur Ansu Fati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco