Seria e finaleve, Trepça fiton në Suharekë, ngushtohet rezultati në 2:1

Seria e finaleve, Trepça fiton në Suharekë, ngushtohet rezultati në 2:1

19:26, 29/05/2022

Trepça e ka mposhtur Golden Eagle Yllin në serinë e finaleve, për ta ngushtuar atë në 2-1.

Skuadra nga Mitrovica triumfoi me rezultat tejet të ngushtë, 58-55 (17:20, 12:10, 13:10, 16:15) ndaj asaj të Suharekës.

Në dy takimet e para fituan therandasit dhe janë më afër të mbrojnë titullin e kampionit. Për tu shpallur kampion Ylli duhet të fitojë edhe një përballje, kurse mitrovicasit duhet t’i fitojnë dy ndeshjet e ardhshme për të fituar titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012.

Takimin e parë e fitoi Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë fituan në “Minatori” të Mitrovicës 46:60.

Finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e dytë.

Të dy finalet sollën interesim të jashtëzakonshëm, duke arsyetuar epitetin e finales dhe kështu doli të ishte edhe sot (e diel) në Suharekë.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në arenën “Minatori”, e në rast se fiton Golden Eagle Ylli, atëherë shpallet kampion, e nëse Trepça e barazon në 2-2, do të luhet edhe takimi i pestë për të përcaktuar kampionin në basketbollin kosovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco