Merr fund ankthi te Barcelona, mbrojtësi del nga spitali

Merr fund ankthi te Barcelona, mbrojtësi del nga spitali

16:12, 11/05/2022

Ronald Araujo është larguar nga ambientet e spitalit teksa për fat të mirë mbrojtësi i Barcelonës nuk pësoi një dëmtim serioz në kokë nga përplasja me shokun e skuadrës, Gavi.

Në ndeshjen e së hënës, uruguaiani pati një përplasje të fortë me mesfushorin, megjithatë tentoi të vijonte lojën për të mos braktisur skuadrën.

Por pa kaluar shumë kohë nga përplasja kokë më kokë, Araujo u shemb në tokë duke frikësuar të pranishmit në “Camp Nou”.

Të parët që ndërhynë ishin Eric Garcia dhe Iago Aspas, të cilët bënë të mundur që mbrojtësi të kishte të lira rrugët e frymëmarrjes, ndërkohë që mjekët vendosën ta transportonin me shpejtësi për në spital.

Megjithatë, pasojat nuk kanë qenë të rënda dhe Araujo pas disa testimeve në spital, rezultoi të ishte në një gjendje optimale ndërsa tashmë do ta vazhdojë rikuperimin në mënyrë individuale teksa mbetet për t’u parë koha e rikthimit në fushë.

E sigurt është se 23-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për ndeshjen e së dielës ndaj Getafes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco