Bayerni afër finalizimit të transferimit të Gravenberch

Bayerni afër finalizimit të transferimit të Gravenberch

11:53, 09/05/2022

Bayern Munich është afër nënshkrimit të mesfushorit të Ajax, Ryan Gravenberch, raporton Fichajes.

Marrëveshja për 19-vjeçarin është rreth 30 milionë, me kushtet personale tashmë të arritura.

Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United ishin gjithashtu të lidhur me Gravenberch, ndërsa Ajax i kishte ofruar atij një marrëveshje të re, por holandezi besohet të ketë vendosur zemrën e tij për një lëvizje në Allianz Arena.

Bavarezët duan ta finalizojnë sa më parë transferimin e Gravenberch dhe të shikojnë shënjestra të tjera.

Natyrisht se kampioni i Bundesligës është nën presion, duke ditur që tre gjigantët evropianë i duan shërbimet e mesfushorit.

Djajtë e Kuq tashmë e kanë Erik ten Hagen si trajner dhe përmes tij mund të ndikojnë që lojtari të kalojë në Old Trafford, e që Bayerni për këtë edhe nxiton. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco