I zhgënjyer nga ofertat e Bayern Munich, Lewandowski kërkon largimin nga bavarezët

I zhgënjyer nga ofertat e Bayern Munich, Lewandowski kërkon largimin nga bavarezët

10:08, 09/05/2022

Bayerni i Mynihut po bën të pamundurën që të bindë bomberin Robert Lewandowski që të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2023.

Tratativat mes palëve nuk po shkojnë shumë mirë dhe Barcelona, që ka kohë që ka shfaqur interesin e saj për sulmuesin polak, vëzhgon me kujdes situatën dhe pret që të përfitojë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, Lewandowski është mërzitur sepse oferta e klubit bavarez është nën pritshmëritë e tij, si për pagën edhe për kohëzgjatjen e kontratës, prandaj po mendon seriozisht largimin drejt Spanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco