Atalanta eliminohet mes polemikave, Leipzig në gjysmëfinale të Europa League

Atalanta eliminohet mes polemikave, Leipzig në gjysmëfinale të Europa League

21:40, 14/04/2022

Leipzig është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europa League.

Nënkampionët e Gjermanisë fituan 0-2 në Bergamo përballë Atalantës dhe kaluan në katër më të mirat e turneut falë rezultatit të përgjithshëm 3-1.

Berat Gjimshiti në stol, teksa dy skuadrat e nisën në sulm sfidën e luajtur në “Gewiss Stadium”.

Davide Zappacosta rrezikoi për vendasit, por golin e gjeti ekipi gjerman në minutën e 18-të.

Dalje e bukur në krahun e djathtë nga ana e Konrad Laimer, austriaku dhuroi një asist për Christopher Nkunku, i cili dërgoi lehtësisht topin në rrjetë.

Atalanta tentoi të reagonte, por pa rrezikuar portën kundërshtare.

Laimer iu afrua golit për Leipzigun në fundin e pjesës së parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me një pretendim të zikaltërve italianë për penallti.

Goditja e dënimit e Ruslan Malinkovskit (50’) u ndal në dorën e Dani Olmos, por kryesori spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, vijoi lojën pasi pa rastin në VAR.

Atalanta u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por skuadra gjermane fitoi një penallti tre minuta përpara fundit, të cilën francezi Nkunku u ktheu në gol.

Shtatë minutat shtesë nuk sollën asgjë dhe Leipzig pret fituesin e çiftit Braga-Rangers për në gjysmëfinale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco