‘Fitorja vjen nga Allahu’, Donjuma: Është e mahnitshme, gjatë Ramazanit ndjehem më i fortë

‘Fitorja vjen nga Allahu’, Donjuma: Është e mahnitshme, gjatë Ramazanit ndjehem më i fortë

21:03, 14/04/2022

Villarreali kaloi në  gjysmëfinalen e Champions League, duke eliminuar Juventusin dhe Bayernin dhe një nga lojtarët kyç të Nëndetëses së Verdhë është lojtari i kombëtares holandeze, Arnaut Danjuma, i cili bën një lojë të shkëlqyer gjatë muajit të Ramazanit.

Edhe pse më pak i njohur, Danjuma është mjaft fetar, këtë e dëshmon edhe fotoja dhe publikimi i tij pas eliminimit të Bayernit në të cilin shkruante “Elhamdulillah”.

Më herët Danjuma ka publikuar një foto me një mesazh të fortë:

“Fitorja vjen nga Allahu’”, ka shkruar anësori, i cili ka folur edhe për agjërimin e Ramazanit.

"Të jem i sinqertë dhe është e vështirë, por edhe e lehtë për të agjëruar. Vështirë sepse nuk mund të hash, dhe e lehtë sepse e kam bërë më parë. Gjatë Ramazanit zhvillon një gjendje të tillë shpirtërore saqë nuk ndjen uri dhe çfarë Vazhdoj të them, trupi im ndihet shumë i fortë gjatë Ramazanit.

Është e mahnitshme, Subhanallah. Nuk po bëj shaka, pas Ramazanit trupi im është në formë perfekte. Nuk kam nevojë për ushqim ose ujë për stërvitje derisa jam duke luajtur.

Përparimi fizik gjatë Ramazanit është i mahnitshëm, Elhamdulillah. Kuptohet, në fillim është e vështirë sepse trupi duhet të mësohet me stërvitje dhe lojëra pa ushqim dhe pije, por kur kjo ndodh atëherë është e lehtë. Kënaqësia është edhe më e madhe kur e di se po e bën në emër të Allahut. dhe të gjitha këto ta bëjmë në fushë pa asnjë problem”, ka thënë Danjuma.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco