Sfida ndaj Arsenal, Southampton me sytë nga Broja

Sfida ndaj Arsenal, Southampton me sytë nga Broja

20:32, 14/04/2022

Southampton po mundohet të harrojë humbjen ndaj Chelsea-t dhe po përgatitet për sfidën e fundjavës ndaj skuadrës tjetër londineze, Arsenalit, ku do të kërkojë rikthimin te fitorja e munguar prej disa javësh.

Trajneri Ralph Hasenhuttl foli në prag të sfidës me londinezët, ku zbuloi se skuadra ka punuar shumë mirë dhe se pret shumë nga Armando Broja në sfidën e fundjavës, me sulmuesin shqiptar që mungoi ndaj Chelsea-t pasi ashtu është e parashikuar në kontratën e huazimit.

“Armando Broja në nivelin e tij më të mirë, është sigurisht një futbollist që mund të na ndihmojë shumë, ndaj presim që të rritë nivelin e performancës, duke nisur nga fundjava ndaj Arsenalit. Është stërvitur mirë dhe ka shumë dëshirë  për të luajtur e shënuar”, u shpreh Hasenhuttl.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco