Simeone tregon ëndrrën e tij: Dëshiroj ti bashkohem klubit të babait tim

Simeone tregon ëndrrën e tij: Dëshiroj ti bashkohem klubit të babait tim

15:32, 24/12/2021

Giovanni Simeone ka shprehur një nga ëndrrat e tij në futboll. Ai dha një intervistë të gjatë për “Sportweek”, ku ndër të tjera shprehu edhe dëshirën për t’u bashkuar me Atletico Madrid, ekipin që drejtohet nga babai i tij, Diego.

“E kam ëndërr të shkoj te Atletico. Unë jam një tifoz i atij ekipi, por çfarë kuptimi ka të mendoj për këtë?”, tha qendërsulmuesi i Hellas Verona, i cili më pas foli edhe për modelet e tij në futboll. “Njëri është Benzema. Ai arrin të bëjë gjithçka dhe me kalimin e moshës përmirësohet. Ai hyn mirë në skemat e lojës, përshtatet me shokët e tij, zgjerohet, bën gjithçka.

Tjetri është Lewandowski, një kafshë e zonës. Ai ka vetëm një mendim: të fusë topin në rrjetë. Dhe është e vështirë të kesh një vazhdimësi të tillë për kaq shumë vite”, përfundoi Simeone”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco