Ousmane Dembele pranon uljen e pagës, vazhdon kontratën me Barcelonën

Ousmane Dembele pranon uljen e pagës, vazhdon kontratën me Barcelonën

19:07, 23/12/2021

Fundi i spekulimeve, Ousmane Dembélé do të qëndrojë te Barcelona edhe përtej këtij sezoni.Sipas Sport , 24-vjeçari anësor francez pranoi propozimin e katalanasve dhe do të zgjasë kontratën deri në vitin 2026, duke i shtuar edhe katër vite kontratës aktuale, e cila do të skadonte në fund të këtij sezoni.

Dembélé pranoi uljen e pagave të propozuar nga drejtuesit e Joan Laporta dhe kontrata e re do të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Francezi u nënshkrua në vitin 2017 nga Borussia Dortmund, pas largimit të Neymar në PSG, për 135 milionë euro, por lëndimet e shumta kanë penguar atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco