Nuk heqin ‘dorë nga luksi’, dy futbollistët e Barcelonës nuk pranojnë të largohen

Nuk heqin ‘dorë nga luksi’, dy futbollistët e Barcelonës nuk pranojnë të largohen

15:37, 23/12/2021

Dyshja e Barcelonës, Samuel Umtiti dhe Philippe Coutinho nuk janë gati të ‘sakrifikojnë’ pagat që të largohen nga “Camp Nou”.

Qendërmbrojtësi dhe mesfushori ofensivë ka zhvilluar 13 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe janë të lidhur me largimin nga Katalunia.

AC Milan raportohet se ka shprehur interesim për shërbimet e Umtiti, me Barcelonën që provoi të ndërprejë kontratën francezit verën e kaluar, që skadon në vitin 2023.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është duke hasur vështirësi për shitjen e Coutinhos dhe Umtiti, ngase të dy duan të fitojnë këtë pagë të lartë edhe te skuadrat e tyre të ardhshme.

Momentalisht dyshja janë ndër më të paguarit, me brazilianin që fiton 22 milionë euro, ndërsa, Umtiti 16 milionë euro.

Në total që prej kalimin te Barcelona, Coutinho ka shënuar 25 gola në 106 paraqitje dhe Umtiti ka bërë 133 paraqitje.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco