Kaos në Itali, Covid-19 detyron mbylljen e stadiumeve

Kaos në Itali, Covid-19 detyron mbylljen e stadiumeve

14:56, 23/12/2021

Urgjenca e Covid-19 bllokon Serie B. Për shkak të rritjes së infeksioneve në formacionet e ndryshme të kampionatit italian të kësaj kategorie, asambleja e Ligës u mblodh në mëngjes për të vendosur shtyrjen e dy javëve të planifikuara për këtë fundviti.

Më konkretisht, sfida e datave 26 dhe 29 dhjetor janë spostuar për më 15 janar (java e 19-të) dhe 22 janar (java e 20-të).

Më 13 janar do të rikuperohen dy ndeshjet e shtyra Benevento-Monza dhe LecceVicenza. Kampionati do të përfundojë gjithmonë më 6 maj.

Dy raunde të tjera të mesjavës do të shtohen dhe do të shpallen më vonë.

Shtatë skuadra kanë numër të madh sportistësh pozitivë.

Këto janë Ascoli, Pordenone, Monza, Lecce, Pisa, Como, Vicenza dhe Spal.

Situata më shqetësuese është regjistruar në Ferrara për shkak të një shpërthimi me të paktën njëzet persona të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco