Barcelona merr lajme pozitive: Torres pranë firmës, Dembele rinovon kontratën

Barcelona merr lajme pozitive: Torres pranë firmës, Dembele rinovon kontratën

12:00, 23/12/2021

Një javë me lajme të mira për Barcelonën. Klubi “blaugrana” është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Manchester City-n për Ferran Torres, kartoni i të cilit do t’i kushtojë arkës së “blaugranave” rreth 55 milionë euro, plus 10 milionë në formë bonusesh. Një tjetër lajm shumë i mirë është rinovimi i kontratës së Ousmane Dembelesë (marrëveshja aktuale përfundon në qershor).

Xavi tashmë deklaroi në momentin e prezantimin si trajner i Barcelonës së sulmuesi francez, nëse është në formë, është më i miri në pozicionin e tij

Pas shumë përpjekjesh dhe presioneve që vinin nga jashtë (nuk i kanë munguar ofertat, kryesisht nga Premier League), palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet të hedhin së shpejti të zezën mbi të bardhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco