Shkarkohet Ilir Gjyla, Lushnja mbetet pa trajner

Shkarkohet Ilir Gjyla, Lushnja mbetet pa trajner

11:59, 23/12/2021

Ecuria e Lushnjës këtë vit ka qenë shumë e dobët dhe faturën e ka paguar trajneri, ndihmësi i tij Dritan Çuko, si dhe shefi i klubit, Edison Koçi.

Lushnja ditën e djeshme ia doli të fitonte pas tetë ndeshjesh kundër Shkumbinit. Gjithsesi në klub kanë menduar që të bëjnë këtë ndryshim, për të pasur të tjera rezultate në pjesën e dytë të sezonit.

“Ju bëjmë me dije se Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe njëkohësisht Presidentja e Klubit të Futbollit Lushnje, shkarkoi nga detyra dy trajnerët Ilir Gjyla dhe Dritan Çuko si dhe shefin e klubit Edison Koçi për rezultate të dobëta të ekipit në fazën e parë.

Së shpejti do të ketë një organizim të ri të ekipit të futbollit”, njofton Bashkia e Lushnjes, që tani duhet të hidhet në kërkim për një trajner të ri që do ta shpëtojë Lushnjen nga rënia prej Kategorisë së Parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco