‘Shpërthejnë’ tifozët: Një njeri pa nder, duhet të largohet nga Roma menjëherë

‘Shpërthejnë’ tifozët: Një njeri pa nder, duhet të largohet nga Roma menjëherë

10:28, 23/12/2021

Tifozët ultras të klubit bardhekaltër kanë dalë me një deklaratë të fortë kundër mbrojtësit, Acerbi:

“Një njeri pa nder, duhet të largohet nga Roma menjëherë”.

Arsyeja e zemërimit të tifozëve është festimi në ndeshjen kundër Genoas, ku i bëri shenjë që të pushonte tribunës së veriut dhe më pas tha:

 “Festim për t’iu përgjigjur kritikave? Nuk dua t’ia di për asgjë, bën pjesë e punës sonë, e asaj që bëjmë. Për fat të mirë njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes dhe është më mirë kështu”.

Falja në rrjetet sociale nuk mjaftoi dhe tashmë Acerbi është në shënjestrën e kritikave të tifozëve të tij.

Tifozët ultras kanë kaluar në sulm dhe kanë publikuar një deklaratë të fortë në drejtim të tij:

“Acerbi është një njeri pa nder, të largohet nga Roma menjëherë. Nuk ka faje për atë që tradhton. Ky nuk është vetëm një slogan, por shumë më tepër. Tifozët vlejnë më shumë se lojtarët, sepse flamuri ynë është i shenjtë.

Për fat të keq lojtarët e sotëm janë mësuar keq dhe nuk kanë parë një kontestim siç duhet. Kemi kontestuar Chinaglia, Nesta, Mihajlovic, monumente të historisë sonë.

Nuk mund të vijë një lojtar që ka luajtur me Chievon dhe Sassuolon dhe të tregojë mungesë respekti”, shkruhet mes të tjerash në komunikatën e tifozëve ultas të Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco