Formula 1/ Verstappen në ‘pole-position’ për garën finale, Hamilton i dyti

Formula 1/ Verstappen në ‘pole-position’ për garën finale, Hamilton i dyti

16:13, 11/12/2021

Max Verstappen ia ka dalë me sukses në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Abu Dhabi.

Në pistën e Yas Marina, holandezi regjistroi kohën më të shpejtë dhe ditën e nesërme, në garën e fundit të sezonit dhe në atë që do të përcaktojë titullin kampion, 24-vjeçari do të ketë avantazh ndaj rivalit britanik që niset i dyti.

Kujtojmë se Verstappen dhe Hamilton janë të dy në të njëjtën kuotë pikësh dhe pritet që të duelojnë deri në kthesat e fundit për triumfin final.

Megjithatë, sot Verstappen i dha një mesazh të pastër britanikut, ndërsa sa i përket renditjes së pilotëve të tjerë, Lando Norris bëri surprizën duke u renditur në vendin e tretë.

Jashtë podiumit përfundon Perez i cili niset i katërti, teksa nga vendi i pestë do të niset Mercedesi i Valteri Bottas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco