Manchester City mposht Wolves dhe shkëputet në krye të Premier League

Manchester City mposht Wolves dhe shkëputet në krye të Premier League

15:50, 11/12/2021

Manchester City mposhti me rezultatin minimal 1-0 Wolves në stadiumin Etihad, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Premier League, duke konfirmuar kështu formën e tyre të shkëlqyer duke shënuar triumfin e gjashtë radhazi në kampionat.

Qytetarët e nisën vrrullshëm takimin, duke tentuar të gjenin golin e avantazhit, por Ujqërit u mbrojtën mirë dhe nuk lejuan lojtarët kundërshtar të depërtonin në zonën e tyre. City nuk u ndihmua as nga dominimi i madh në zotërim të topit, as numri i madh i sulmeve të rrezikshme që përfunduan pa gol.

Episodi që prishi lojën ndodhi në fundin e pjesës së parë, kur sulmuesi i miqve Raul Jimenez mori dy kartonë të verdhë në rreth 30 sekonda. Ai fillimisht u “zverdh” për një faull, e më pas mori përjashtimin pasi vendosi të shqetësonte Rodrin gjatë goditjes së lirë. Vërtetë, veprim budalla.

Siç pritej, City bëri presion edhe më të madh, ndërsa Ujqërit praktikisht nuk kaluan gjysmën e fushës së tyre. City arriti të shënonte golin që kishte vlerën e tre pikë në minutën e 66-të kur Sterling shënoi me penallti.

City siguroi vendin e parë në renditjen e Premier League me katër pikë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak, ndërsa Wolves mban vendin e tetë. City do të presë në javën e ardhshme Leeds-in, ndërsa Wolves do të luajnë kundër Brighton.

Rezultati:

Manchester City - Wolves 1-0 (Sterling, penallti, 66')

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco