Kamerun/ Samuel Eto'o zgjidhet president i Federatës së Futbollit

Kamerun/ Samuel Eto'o zgjidhet president i Federatës së Futbollit

15:16, 11/12/2021

Dy vjet pasi “vari këpucët në gozhdë”, Samuel Eto'o vendosi disa muaj më parë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Federatës së Futbollit të Kamerunit (Fecafoot). Zgjedhjet u mbajtën këtë të shtunë, më 11 dhjetor dhe ish-qendërsulmuesi, tashmë 40 vjeç u zgjodh presidenti i ri i federatës.

Tani në krye të Fecafoot, Samuel Eto'o, si rrjedhim, zë vendin e presidentit në largim Seidou Mbombo Njoya, i cili gjithashtu kishte kandiduar për një mandat tjetër. Duhet theksuar gjithashtu se Jules Denis Onana dhe Wandja Zachary ishin gjithashtu në garë për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco