Lewandowski: Kur isha i vogël kam pasur një fanellë të Interit, lojtarët e mi të preferuar kanë qenë...

Lewandowski: Kur isha i vogël kam pasur një fanellë të Interit, lojtarët e mi të preferuar kanë qenë...

14:57, 11/12/2021

Robert Lewandowski është një nga lojtarët mw tw dalluar tek skuadra e Bayern Munich.Prej më shumë se 10-vitesh polaku është pjesë e Bundesligës, por së fundmi ka zbuluar se kampionati që e ka tërhequr më së shumti në fëmijëri ka qenë Serie A.

33-vjeçari shprehet se kur ka qenë i vogël ka pas mbajtur fanellën e Interit, ndërsa shton se ka qenë i apasionuar pas një legjende si Alessandro Del Piero dhe Roberto Baggio.

“Kur isha i vogël kam ndjekur shumë Serie A sepse ka pasur shumë skuadra si Juventus, Inter, Milan apo Roma. Kam pasur një fanellë të Inter, por nuk kam bërë tifo për asnjë nga skuadrat. Lojtarët e mi të preferuar kanë qenë Baggio dhe Del Piero.

Madje, kam mbajtur edhe një bishtalec për t’i ngjasuar Baggios. Më pas jam apasionuar pas Del Pieros, por nuk mund të zgjedh mes këtyre dy futbollistëve”, u shpreh Lewandowski.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco